Site icon Telegrafi

Guardiola: Nuk kam ardhur te City për ta fituar Ligën e Kampionëve

Pep Guardiola (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Pep Guardiola mendon se Manchester City ka nevojë për mbështetjen e tifozëve të vet për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Citizens pësuan me rezultat 1-0 si mysafir i Tottenham Hotspur, ndërsa ndeshjen kthyese çerekfinale e zhvillojnë në Etihad Stadium.

Pep Guardiola (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Edhe pse është hera e tetë që merr pjesë radhazi në garën më të madhe evropiane, City ka arritur vetëm një herë në gjysmëfinale (ne vitin 2016 kur u eliminua nga Real Madridi).

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Pep Guardiola

“E di se njerëzit thonë se kam ardhur këtu që ta fitoj Ligën e Kampionëve. Nuk kam ardhur këtu për ta fituar Ligën e Kampionëve, sinqerisht”.

“Kam ardhur për të luajtur me skuadrën time në mënyrë si po luajmë në 20 muajt e fundit. të luajmë ashtu si duam”, ka deklaruar Guardiola, citon AS. /Telegrafi/

Exit mobile version