Site icon Telegrafi

Guardiola nuk ia lë Evras dhe ia kthen përgjigjen: Ai dëshiron të punësohet te Manchester United për atë flet kështu

Ish futbollisti i njohur, Patrice Evra, ka folur për Pep Guardiolan dhe Manchester Cityn e tij, duke thënë se trajneri katalaas nuk mund të bashkëpunojë me lojtarë me karakter.

Sipas francezit Guardiola dëshiron të ketë kontroll të plotë në skuadër dhe të jetë vetë lideri

Por Guardiola ka ndjerë nevojën për t’iu kundërpërgjigjur ish-mbrojtësit duke i thënës se ka bashkëpunuar gjithnjë me lojtarë me personalitet të fortë dhe me karakter, ndërsa shtoi se Evra u shpreh në këtë mënyrën pasi kërkon një vend pune te Man United.

Lexo po ashtu Patrice Evra 'shigjeta' drejt Pep Guardiolas: Ai nuk mund t'i stërvit lojtarët me personalitet

“Ndoshta Evra ka të drejtë, ose mbase deklarata e tij mund të lidhet me dëshirën për të fituar një vend pune te Manchester United”.

“Unë kam bashkëpunuar me lojtarë të shkëlqyer, nga Barcelona te Bayern Munich dhe tashmë te Manchester City”.

“Mund t’iu jap një listë të gjatë me emrat e lojtarëve të cilët kanë shumë personalitet dhe karakter. Bëhet fjalë për futbollistë të cilët kanë fituar Kupa Bote, Kampionate Evropiane, Liga të Kampionëve dhe kampionate. Nëse Evra do të ishte me mua në stërvitje atëherë do t’i tregoja pa ngurrim personalitetin e lojtarëve që kam në organikë”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/

Exit mobile version