Telegrafi

“Guardiola nuk i merr yjet e Barcës”

Guardiola kaloi te Bayerni i Munichut dhe është ngritur frika në Camp Nou se lojtarët mund të kërkojnë ribashkimin me teknikun legjendar.

“Unë nuk jam i brengosur nëse disa lojtarë dëshirojnë të shkojnë te Bayerni i Guardiolës. Nuk jam i brengosur, ata kanë kontrata”.

“Është lajm i mirë për Bundesligan, ata janë prej ekipeve më të mira që Pep ka mundur të zgjedhë. Ai do t’i ndihmojë futbollit gjerman. Ai është trajneri më i mirë në botë”, ka thënë Vilanova. /Telegrafi/