Telegrafi

Guardiola nuk e nënvlerëson Tottenhamin: Kemi shanse të barabarta, kam respekt për ta

Pep Guardiola. (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Manchester City do të përballet me Tottenham Hotspur në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Kampioni në fuqi i Anglisë do t’i luajë tri ndeshje përballë Spurs brenda 12 ditëve, dy në Ligën e Kampionëve dhe një tjetër në Ligën Premier.

Për shortin ka folur edhe tekniku spanjoll i Cityt, Pep Guardiola që thotë se shanset janë të barabarta për skuadrat për të kaluar në gjysmëfinale.

“Jemi dy skuadra që e njohin shumë mirë njëra tjetrën dhe shanset janë të barabarta. Nuk ka favoritë për këtë sfidë në Ligën e Kampionëve dhe për fat luhen 180 minuta”.

Pep Guardiola. (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

“Çdo ekip ka dobësitë dhe pikat e tij të forta. Kam shumë respekt për Totenhamin dhe çdo rival që mund të kishim përballë në Ligën e Kampionëve në raundin tjetër”, është shprehur Guardiola.

Pep ka deklaruar se të tri ndeshjet ndaj Spurs janë shumë të rëndësishme dhe se nuk duhet të nënvlerësohen.

“Të tri ndeshjet ndaj Totenhamit janë shumë të rëndësishme dhe asnjëra nuk duhet të nënvlerësohen. Mund të shkojmë deri në fund në të dyja garat. Nuk do të toleroj në kampionat për Ligën e Kampionëve, sidomos tani që jemi në krye”.

“Çdo gabim na ndëshkojë dhe nuk rikuperohet dot më, ndaj nuk tolerojmë në asnjë sfidë. Do të luajnë më të mirët”, ka deklaruar tekniku spanjoll. /Telegrafi/