Site icon Telegrafi

Guardiola nuk mendon për titullin

Bayerni i Munichut mund të shpallet matematikisht që nesër kampion i Gjermanisë nëse do të fitojë përballë Herthës në Berlin dhe nëse Dortmundi do të mundet në Stuttgart.

Por trajneri i Bayernit, Pep Guardiola nuk i bën llogaritë me titullin nesër në Berlin, duke llogaritur që verdhezinjtë nuk do të hasin probleme serioze në Stuttgart.

Nëse Bayerni do të fitonte nesër titullin për Pep do të ishte suksesi i tretë radhazi në Bundesligë në kryeqytetin gjerman, sepse kështu ndodhte në sezonin e tij të parë tek Bayerni në vitin 2014 dhe një vit më pas.

“Ne do të bëjmë gjithçka për ta fituar titullin, por nuk besoj se do ta fitojmë nesër në Berlin. Për të fituar titullin na duhen dhe dy fitore. Jam i bindur se Dortmundi nuk mundet në Shtutgart”, ka thënë Guardiola, duke folur edhe për finalen e Kupës ndaj Dortmundit.

“Do të jetë një ndeshje e madhe mes dy ekipeve më të mira në Gjermani”, deklaroi Guardiola. /Telegrafi/

Exit mobile version