Telegrafi

Guardiola nuk e ka mendjen te titulli: Vështirë të dalim në katër pozitat e para

INGOLSTADT, GERMANY - MAY 07: Pep Guardiola, head coach of Bayern Muenchen looks on during the Bundesliga match between FC Ingolstadt and FC Bayern Muenchen at Audi Sportpark on May 07, 2016 in Ingolstadt, Bavaria. (Photo by Johannes Simon/Bundesliga/DFL via Getty Images )

Manchester City i Pep Guardiolës ka shkëlqyer këtë edicion, duke fituar gjashtë ndeshjet e para në Ligën Premier.

Në gjashtë fitoret e para në kampionatin anglez, City ka shënuar 18 gola dhe ka pësuar pesë të tjerë duke treguar kështu se është ndër favoritët më të mëdhenjt për titullin e kampionit.

Përpos gjashtë fitoreve radhazi në Ligën Premier, City ka shënuar edhe katër të tjera, tri prej tyre në Ligën e Kampionëve dhe një në Kupën angleze.

Por trajneri spanjoll, Pep Guardiola nuk mendon fare për titullin, ai thotë se do ta kenë të vështirë të përfundojnë në katër pozitat e para.

“Nuk mendoj për atë që mund të ndodhë kur fillon sezoni. Jemi përqendruar te puna që duhej të bënim në fazën parapërgatitore dhe më pas kemi fituar besim pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve”.

“I kemi marrë ndeshjet me radhë. Sinqerisht unë mendoj se do të jetë e vështirë edhe kualifikimi në Ligën e Kampionëve për stinorin e ardhshëm. United ka luajtur shumë mirë kundër Leicester, Liverpool po bën paraqitje shumë të mirë, si Tottenham dhe Arsenal. Everton mund të ketë humbur, por ata kanë një ekip po aq të fortë sa të tjerat”, deklaroi Guardiola për faqen zyrtare të klubit.

“Tani po mendojmë për Celticun dhe më pas na pret sfida me Tottenhamin dhe kjo do të jetë filozofia jonë. Në fund të sezonit, do të shohim nëse kemi qenë më keq apo më mirë se rivalët tanë”, ka përfunduar ish-trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/