Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur pas ndeshjes finale ku skuadra e tij u mposht nga Chelsea me rezultat 1-0.
Spanjolli ka thënë se skuadra e tij luajti mirë, por ishte hera në finale.
“Ne patëm një sezon të shkëlqyeshëm. Jemi të trishtuar që kemi humbur. Ne patëm raste, sidomos në fillim. Në pjesën e dytë ne ishim më konstantë në sulmin tonë”.
“Ne ishim pak pasivë në lëvizjet tona. Ishte hera jonë e parë në finale. Ne luajmë tepër mirë. Duhet të përgatitemi për mundësinë që të jemi sërish këtu “.
“Ndeshja ishte e barabartë, ne luajmtë shumë mirë kundër një ekipi shumë të fortë, shumë të fortë”.
“Ka skuadra të mrekullueshme në këtë garë që në 60 vjet e kanë fituar katër, pesë ose gjashtë herë. Ne mund të kishim luajtur pak më mirë në pjesën e parë, por ishte hera jonë e parë”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/