Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur pas barazimit të skuadrës së tij 2-2 në udhëtim te Brentford.
City kishte epërsi prej dy golave 0-2 falë realizimeve nga Phil Foden, por në fund vendasit barazuan me dy gola të shpejtë.
Guardiola ka thënë se në përgjithësi skuadra ka luajtur mirë, por që duhet mbytur ndeshja.
“Gjithmonë ka pozitive dhe negative. Jemi të lumtur për shumë gjëra që kemi bërë, por do të thosha se nuk ka mjaftuar”.
“Në fillim njerëzit krijojnë shumë. Që kur Brentford është promovuar në Ligën Premier, ata kanë qenë gjithmonë shumë të mirë në goditje të caktuara, topa të gjatë dhe janë kaq të shpejtë”.
“Në përgjithësi, skuadra luajti mirë me gjakftohtësi dhe tregoi përpjekje të jashtëzakonshme nga shumë lojtarë për të performuar në pozicione të ndryshme”.
“Miutat e fundit nuk ia dolëm mirë në 2-0, por pas 2-1 e trajtuam më mirë, ndonjëherë kjo ndodh”, shtoi ai.
“Brentford ka qenë gjithmonë një kundërshtar shumë i vështirë, sepse ata janë një ekip i ndershëm dhe më pëlqen mënyra se si ata luajnë, por ne kemi krijuar shumë”.
“Në 2-0, ne duhet ta mbyllim atë, por nuk kemi lojtarë të veçantë për t’u mbrojtur në zonë, kështu që ne duhet ta bëjmë këtë duke kontrolluar topin. Lodhja ndaj Brentfordit në 15 minutat e fundit është normale. Nuk kam për çfarë të pendohem. Rikuperohuni dhe shkoni në ndeshjen tjetër”, tha Guardiola.
Manchester City do të përballet me Ipswich në udhëtim xhiron e ardhshme të dielën e 19 janarit. /Telegrafi/