Telegrafi

Guardiola: Nëse nuk e fitoj Ligën e Kampionëve me Cityn, do të jetë dështim

Pep Guardiola ka bërë revolucion tek skuadra angleze Manchester City.

Pas ardhjes së trajnerit spanjoll City njihet për një futboll të bukur dhe tejet atraktiv.

Guardiola ka fituar dy tituj të kampionit me Cityn, por ka dështuar të triumfojë në Ligën e Kampionëve.

E për mos suksesin në Ligën e Kampionëve ka folur tekniku spanjoll i Manchester Cityt.

“Vitin e kaluar e patëm një sezon të jashtëzakonshëm, ama njerëzit thonë ‘por ti nuk e ke fituar Ligën e Kampionëve’”, ka deklaruar Guardiola.

Pep ka thënë se do të gjykohet si dështim te City, nëse nuk arrin ta fitojë garën më të madhe evropiane për klube.

“Për këtë arsyeje unë do të gjykohem si dështim në këtë klub, nëse nuk e fitojmë Ligën e Kampionëve as në periudhën time të fundit këtu. E di këtë”, ka përfunduar trajneri spanjoll.

Manchester City këtë edicion vështirë se do ta fitojë Ligën Premier, pasi ndodhet 22 pikë mbrapa liderit Liverpoolit. /Telegrafi/