Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se topi me të cilin u luajt ndeshja ndaj Wolves është i papranueshëm.
City nuk ka arritur të fitojë në kohën e rregullt e as në kohën shtesë.
Qytetarët fituan pas penalltive.
Pas ndeshjes Guardiola tha se topi i kompanisë Mitre Sports International, nuk ishte i përshtatshëm dhe se lojtarët janë ankuar.
“Ishte i papranueshëm. Topi ishte i papërshtatshëm për një garë të një niveli të tillë”.
“Është shumë i lehtë dhe lëviz lehtësisht gjithandej. Është e pamundur të shënosh me një top të tillë dhe mund ta them këtë sepse ne fituam, ndaj nuk ka se si të jetë një justifikim”.
“Të gjithë lojtarët e mi thanë “Çfarë është ky? Më vjen keq por Carabao Cup është një garë serioze dhe ky nuk është një top serioz”.
“Bëhet për marketing, OK, por është i papranueshëm, nuk ka peshë, asgjë”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/