Pep Guardiola e ka përjetuar me shumë emocione duelin e djeshëm mes Manchester Cityt dhe Lutonit dhe ka qenë një ditë e vështirë në punë për të.
Trajneri spanjoll dhe City i tij kanë qenë në shumë telashe javët e fundit dhe nuk po luajnë aq dominues sa vitet e kaluara. Prandaj, skuadra nuk është më në krye të Ligës Premier dhe shenjat e ditëve më të mira mund të jenë një fitore e vështirë, por shumë e rëndësishme kundër Lutonit.
Gjatë gjithë ndeshjes kundër Lutonit, në të cilën City i tij fitoi me rezultat 2-1, Guardiola u bëri presion gjyqtarëve.
Në pjesën e parë, ai u filmua duke kërcënuar gjyqtarin e ndeshjes, për të cilin mund të pezullohej. Më saktësisht, kështu bëjnë thirrje tifozët e klubeve rivale dhe kujtojnë se trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, u ndëshkua për festimin e një goli po ashtu ndaj Luton.
Pasi Jack Grealish shënoi golin e fitores, edhe Guardiola u filmua në një reagim të çuditshëm. Ai puthi duart dhe preku fytyrën e tij ndërsa shikonte gjyqtarët.
Gjithashtu e ka bërë edhe jashtë hapësirës së kufizuar të paraparë për trajnerin, ndaj me gjasë do të pezullohet. Komisionet kompetente disiplinore në Ligën Premier do të vendosin gjithçka dhe nuk është e pamundur që ai të jetë në probleme. /Telegrafi/
Jack Grealish had to made sure Julián Alvarez didn’t touch the ball with his hand for his goal.
Pep Guardiola though 🤣
— CentreGoals. (@centregoals) December 10, 2023