Telegrafi

Guardiola: Ne luajmë ndryshe

“Ne do të përballemi me një Inter të mrekullueshëm, trajneri i të cilit është padyshim më i miri në botë. Ai ka fituar tituj në Portugali, Angli dhe Itali. Është nder për mua të përballem me të”.

“Udhëtimi nuk ka qenë i lehtë, por asgjë nuk ndodhi. Shumë njerëz nuk kanë mundur të udhëtojnë. Unë do të preferoja që të udhëtoja 14 orë me autobus për të luajtur një ndeshje të Ligës së Kampionëve se sa t’i shikoja gjysmëfinalet në televizion. Kjo nuk është ajo që deshëm por shumë ekipe nga divizioni i dytë dhe i tretë e kanë bërë të njëjtën gjë”.

Po flitet për një befasi nga ana taktike e Jose Mourinhos. Guardiola e din rrezikun por shprehet të jetë i papërgatitur.

“Ne luajmë ndryshe. Ne kemi tre sulmues dhe një mesfushor kreativ, të cilët nuk i shihni shpesh. Është vështirë të përgatitesh për një ndeshje të tillë sepse kam të bëj me një trajner që është shumë i mençur. Megjithatë, nesër nuk do të vendoset asgjë”, deklaroi Guardiola në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/