Telegrafi

Guardiola ‘ndryshon’ klauzolën për të arritur te rinovimi automatik i kontratës së Haalandit

Rinovimi i Pep Guardiolës deri në vitin 2025 nga Manchester City shkaktoi një ndryshim në kushtet e angazhimit të Erling Haaland në skuadrën nga Etihad.

Pavarësisht se Haaland nënshkroi deri në vitin 2027, viti i shënuar me të kuqe nga të gjithë ishte viti 2024 kur hyn në fuqi klauzola prej 200 milionë eurosh.

Por, sipas Oriol Domenech nga Catalunya Radio, angazhimi i tij ishte i lidhur me të ardhmen e Guardiolës.

U saktësua se klauzola e largimit do të zgjatej nëse katalunasi rinovonte. Pep tashmë e ka bërë këtë, deri në qershor 2025, dhe për këtë arsye edhe klauzola e sulmuesit është rinovuar automatikisht.

Guardiola zbarkoi në Etihad në vitin 2016 dhe që atëherë e ka bërë Cityn klubin më të fuqishëm në Angli.

Ata kanë fituar katër nga pesë sezonet e fundit të Ligës Premier, një FA Cup, katër Kupa të Ligës dhe dy Community Shields.

Përveç kësaj, ata ishin një herë finalist në Ligën e Kampionëve në sezonin 2020/21, ku humben nga Chelsea dhe një herë në gjysmëfinale vitin e kaluar ndaj Real Madridit.

Guardiola doli bosh vetëm në sezonin e tij të parë (2016/17). Pas paraqitjeve të tij të mira, katalunasit iu rinovua deri në vitin 2025 dhe kjo lëvizje sjell pasoja me Haaland që tashmë dihen. /Telegrafi/