Site icon Telegrafi

Guardiola: Ndoshta Mourinho është doktor

Pep Guardiola ka lëshuar një goditje të re në drejtim të Jose Mourinhos, me këtë të fundit që ka thënë se Manchester City ka bërë presion ndaj trajnerit të Anglisë, Gareth Southgate që të lirojë më herët Raheem Sterlingun.

Në fund të kësaj jave, trajneri spanjoll nënshkroi kontratë të re dyvjeçare me Citiznes, derisa Special One po e feston një vit në krye të Tottenham Hotspurit, me dy skuadrat që takohen sonte (e shtune).

Në lidhje me lirimin e hershëm të Sterlingut, Guardiola ka reaguar duke thënë se Mourinho ndoshta është doktor.

“Mourinho duhet të shkojë te doktorët e Anglisë dhe më pas te ata të Manchester Cityt”, ka thënë spanjolli.

“Ai duhet të shkojë të doktorët – përjashtim nëse Mourinho është doktor. Nuk e di”.

“Dëgjoni, do ju përgjigjem gjithçka rreth Joses (Mourinhos). Unë them për doktorët sepse ai ka thënë gjëra që nuk janë të vërteta”, ka shtuar më tej Guardiola. /Telegrafi/

Exit mobile version