Trajneri i Manchester Cityt, Pep guardiola, ka lëvduar sërish Napolin para duelit kthyes në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja zhvillohet të mërkurën mbrëma në Stadio San Paolo dhe Guardiola hyn në këtë ndeshje me sukses nga ndeshja e kaluar.
City mposhti Napolin me rezultat 2-1, por kjo nuk i jep shumë shpresë Guardiolas, i cili beson se Napoli do të jetë në nivel të lartë.
“Është kënaqësi të shohim Maurizio Sarrin sërish. Unë e paramendoj se qasja e tij do të jetë e njëjtë, ne kemi stil të njëjtë të qasjes në ndeshjet në shtëpi”.
“Është nder për mua që të vij në Napoli për herë të parë në jetën time, pasi kurrë nuk kam qenë më herët si trajner ose lojtar. Ne duam ta fitojmë këtë ndeshje, ne kemi rastin të sigurojmë kualifikimin, pasi që janë dy ndeshje të vështira në udhëtim si në Napoli e Shakhtar Donetsk”.
“Unë kam shumë respekt për Napolin dhe mënyrën si luajnë, por është një ndeshjë ku s’mund të ndjejmë frikë”.
“Ne jemi një klub i ri në Evropë. Manchester City nuk është Milan, Juventus, Inter, Barcelona, Real Madridit ose Bayern, ne nuk kemi aq shumë histori prapa”.
“Do të ketë momente kur do të mbrohemi, do të ketë momente kur do të vuajmë si kurrë më parë dhe unë dua të shoh si do të reagojmë. Kjo është arsyeja pse e konsideroj sfidë të mirë”, deklaroi Guardiola.
/Telegrafi/