Telegrafi

Guardiola: Mund të përmirësohemi ende

SWANSEA, WALES - DECEMBER 13: Manchester City manager Pep Guardiola reacts on the touchline during the Premier League match between Swansea City and Manchester City at Liberty Stadium on December 13, 2017 in Swansea, Wales. (Photo by Stu Forster/Getty Images)

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka premtuar se do të vazhdojë të përmirësohet ende edhe pas vendosjes së një rekordi të ri të Ligës Premier me 15 fitore radhazi.

Guardiola dhe Man City kanë thyer rekordin prej më së shumti fitore radhazi në kampionat me 15 fitore radhazi, rekord që deri më tani mbahej nga Arsenali i viti 2002.

Lexo po ashtu Guardiola po vendos rekorde me Cityn, por më së shumti fitore rresht ka arritur me Bayern Munichun

Megjithatë, trajneri spanjoll nuk është i kënaqur totalisht, pasi pret që skuadra e tij të përmirësohet ende përkundër rekordeve.

Guardiola duke festuar fitoren ndaj Man Unitedit (Getty Images)

“Ne gjithmonë mund të përmirësohemi, natyrisht”, ka thënë fillimisht Guardiola për mediat angleze.

“Ka gjithmonë gabime individuale dhe disa lëvizje që nuk janë të sakta, por dëshira për të luajtur dhe fituar shumë ndeshje vërehet qartë”.

“Performanca ishte aq e lartë ndaj Unitedit dhe Tottenhamit dhe në mesjavë ndaj Swanseas”.

Lexo po ashtu Në numra - City i rekordeve, si e shkolloi Guardiola edhe një herë Mourinhon (Foto)

“Ata janë në fund të ligës, por kemi pasur kaq shumë komente të mira që nganjëherë mund të shpërqendroheni nga kjo lloj gjëje, por ishte e kundërta”, përfundoi trajneri spanjoll.

Ndryshe, Guardiola është në udhë të mirë për të thyer rekordin personal të fitoreve radhazi në ndonjë kampionat, ku te Barcelona kishte 15 fitore, ndërsa te Bayerni plot 18. /Telegrafi/