Telegrafi

Guardiola mund ta thyejë rekordin gjysmëshekullor të Cityt

Manchester City ka shënuar dhjetë fitore në po aq ndeshje nën drejtimin e Pep Guardiolës.

Ky i fundit sot do të ndjekë rekordin shumë vjeçar të Citizens, atë prej 11 fitoreve në po aq ballafaqime.

Këtë rekord të Cityt e mban trajneri Bill Nicholson, i cili në edicionin 1960-1961 kishte arritur këtë start mbresëlënës.

Kujtojmë se ‘sheikët’ sot do të takohen me skuadrës e Celticut në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/