Telegrafi

Guardiola: Messi, më i miri që kam parë ndonjëherë

“Këta lojtarë janë një perandori e tërë, ata janë unikë. Ata i bëjnë gjërat e rënda, të lehta. Të grumbullosh 99 pikë dhe të humbasësh vetëm një ndeshje është e pabesueshme. Gjithë kjo falë lojtarëve. Ata janë fantastikë”.

“Pa Realin, aq të mirë, ne nuk do të kishim marrë 99 pikë dhe pa një Barcelonë të fortë, Real Madridi nuk do t’i kishte gjithë këto pikë. Ata kanë para dhe janë në gjendje të ndërrojnë ekipe, kurse përsëri do të jenë rival i yni vitin tjetër”.

“Faleminderit tifozëve për vazhdimësinë, pasi që erdhën të na mbështesin çdo ditë. Messi është më i miri që kam parë ndonjëherë, nuk kam dyshim për këtë. Ai ka gjenet e një fituesi, ambicie të mëdha. Pranë rezultatit 3-0, me titullin në dorë, ai vazhdoi presionin, ai është unik”, përfundoi Guardiola. /Telegrafi/