Site icon Telegrafi

Guardiola mendon për mbrojtjen para sulmit

MIDDLESBROUGH, ENGLAND - MARCH 11: Manchester City manager Pep Guardiola is seen during the Emirates FA Cup quarter-final match between Middlesborough and Manchester City at Riverside Stadium on March 11, 2017 in Middlesbrough, England. (Photo by Ian MacNicol/Getty Images)

Trajneri Pep Guardiola nuk sheh asnjë mënyrë sesi të mund të frenojë sulmin vrastar të Monacos, duke paralajmëruar kështu lojtarët e tij se “do të ishte një gabim i madh” nëse do të përpiqeshin të mbronin avantazhin 5-3 të ndeshjes së parë, në sfidën e kthimit për 1/8-at e Ligën e Kampionëve mbrëmjen e së mërkurës.

“Citizens” fituan 5-3 në një ndeshje spektakolare në Angli, duke marrë veten nga një humbje momentale 2-3, falë golave të shënuar në minutat e fundit. Por kjo nuk do të thotë asgjë për Guardiolën, i cili duket i hapur për të lavdëruar, por edhe për t’iu frikësuar, një ekipi si Monaco që ka shënuar plot 123 gola këtë sezon. Mundësia e vetme e tij, siç thotë edhe vet, është të mposhtin sërish me gola francezët e Principatës.

“Do të ishte një gabim i madh, tejet i madh nëse do të mendonim se çfarë bëmë në ndeshjen e parë, duke lënë në harresë se çfarë duhet të bëjmë. Ata janë një superskuadër”, tha Guardiola në konferencën për shtyp të kësaj të marte. “Kur luan ndaj një ekipi që ka shënuar 123 gola dhe mendon të mbrohesh, atëherë kjo është një vetëvrasje. Mbrojtja më e mirë është sulmi, nuk njoh ndonjë rrugë tjetër”, shtoi ai.

Duke qenë një ish-trajner i Barcelonës, ekip që e ndërtoi dhe e ngriti në nivelet e një skuadre më spektakolaren në të gjithë botën, Guardiola duket në një pozicion komod për të folur për futbollin sulmues. Ai e konsideron Monacon pikërisht në një kategori të tillë, madje si skuadrën më të mirë sulmuese me të cilën është përballur ndonjëherë.

“Ata nuk sulmojnë me 5, por me 6 lojtarë. Janë të fuqishëm fizikisht dhe tepër të shpejtë në hapësira të ngushta, – është shprehur Guardiola. – Ndoshta është ekipi më i mirë në botë për të shënuar gola”.

Ndaj dhe taktika e Guardiolës është e qartë. Ai dëshiron nga lojtarët e tij të hidhen në sulm që në minutat e para, e jo të mendojnë sesi të kontrollojnë ndeshjen për të mbrojtur rezultatin e përballjes së parë.

“Do të kemi një ndeshje të re. Dua të shoh ekipin tim të sulmojë nga minuta e parë me synimin për ta fituar takimin, nuk dua që ekipi im të spekulojë. E dimë se me çdo humbje me dy gola diferencë ne jemi të eliminuar, e kemi mëse të qartë”.

Exit mobile version