Pep Guardiola i ka dalë në mbrojtje portierit të kritikuar, Claudio Bravo.
Trajneri i Cityt i ka dalë në mbrojtje portierit, duke thënë se ai nuk po merr faula aq sa pret, pasi loja në Angli është ndryshe.
“Ai është portier i madh. Të jesh kapiten i Kilit është përgjegjësi”.
“Ai ka eksperiencë të madhe dhe ka luajtur në ndeshje të mëdha. I duhet pak kohë për t’u përshtatur tërësisht pasi në Angli nuk japin faul kur topi është në zonë dhe ka ndërhyrje në portier”, deklaroi Guardiola. /Telegrafi/