Manchester City ka mbetur i shokuar nga Lyoni, pasi pësuan humbje 3-1 në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Pep Guardiola dështoi në taktikat e tij ndaj skuadrës franceze, duke pranuar se ata nuk ia dolën të depërtonin nga krahët e as nga mesi i fushës,
Trajneri spanjoll për më shumë reagoi ashpër ndaj VAR-it, në golin e dytë të Lyonit, e cila u shënua nga Moussa Dembele.
Guardiola reagoi ndaj gjyqtarëve se sulmuesi ishte në pozitë jashtë loje, dhe goli nuk duhej pranuar.
Pas rishikimit të VAR-it, gjyqtari i ndeshjes vendosi që goli të qëndronte, pasi Kyle Walker e kishte mbajtur Dembelen në lojë.
Dembele doli edhe një herë në skenë në minutën e 87-të, për t’i shuar ëndrrat e Cityt, të cilët me Guardiolën kanë shpenzuar mbi 900 milionë euro në transferime, mirëpo nuk kanë arritur më shumë se deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/
Video every year of pep Guardiola
— Liver (@lfc_allting) August 15, 2020