Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, pranoi se skuadra e tij ka nevojë për një sulmues të ri.
Manchester City është njëri nga klubet që ka investuar më shumë në dekadën e fundit në transferime.
Megjithatë, Guardiola ‘vazhdon’ të ankohet në organikën e skuadrës, duke thënë se ekipi ka nevojë për një sulmues.
“Mendoj se klubi ka nevojë për një sulmues, patjetër”, ka thënë fillimisht Guardiola përpara derbit të sotëm me Manchester Unitedin.
“Por, më falni, ndoshta e kam gabim, por nuk jam dakord me ju. Ju thoni se ne luajmë në mënyrë fantastike pa sulmues, sepse po fitojmë”.
“Kur nuk fitojmë, ju thoni se kemi nevojë për një sulmues. Se unë jam naiv”.
“’Si luajnë këta djem pa një sulmues? Në Ligën Premier duhet të luash me një sulmues’”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/