Site icon Telegrafi

Guardiola i mahnitur nga Bellingham: Ndoshta po gënjen që është 17 vjeçar

Jude Bellingham është duke shkëlqyer këtë edicion me fanellën e gjigantit gjerman Borussia Dortmund.

Në fakt është sezoni i tij i parë në nivele të larta, pasi te Dortmundi u transferua nga Championshipi anglez ku luante për Birmingham.

Bellingham shënoi edhe gol në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve duke thyer rekordin si lojtari më i ri në histori të Dortmundit që realizon.

E i mahnitur nga paraqitja e anglezit ka mbetur edhe trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Spanjolli ka thënë se ndoshta Bellingham po gënjen për vitet që ka, pasi është shumë i mirë për të qenë 17-vjeçar.

“Nuk mund ta besoj, ndoshta ai është gënjeshtar. Është shumë i mirë për te qenë vetëm 17 vjeç. Ai është një lojtar fantastik”, deklaroi Guardiola.

Tutje trajneri i Manchester Cityt deklaroi se u impresionua në një moment nga anglezi.

“Ishte një moment kur atij nuk e ia pasuan topin nga qendra e mbrojtjes dhe më pas ai reagoi duke bërtitur dhe e kërkoi atë top. Në moshën 17-vjeçare do të thotë shumë”, vazhdoi Pep.

Guardiola tregoi se ka pasur një bisedë me trajnerin e Dortmundit, Edin Terzic për Bellingham.

“Fola me trajnerin e tij, Edin Terzic, dhe ai më tha se ajo që keni parë në këto dy ndeshje, është si në çdo seancë stërvitore”, përfundoi Guardiola.

Ndryshe goli i anglezit të talentuar nuk i mjaftoi Dortmundit për të kaluar tutje, pasi Manchester City siguroi gjysëmfinalen pas dy fitoreve me rezultat identik 2-1. /Telegrafi/

Exit mobile version