Site icon Telegrafi

Guardiola mahnitët nga kosovari, e merr në skuadrën e parë të Cityt (Foto)

Bersant Celina nuk pritet të rrijë shumë gjatë larg Manchester Cityt.

Talenti i jashtëzakonshëm kosovar po luan me mjaftë sukses në kampionatin holandez tek Twente.

Numri 10 i skuadrës holandeze është huazuar nga Manchester City për të marrë përvojë më të madhe dhe këtë si duket e ka arritur.

Bersant Celina dhe Pep Guardiola në një stërvitje para sezonale të Manchester Cityt

Ai ka shënuar katër gola në këtë fillim edicion, ndërsa ka arritur të bëjë edhe një asistim duke lënë mbresa në Holandë për lojën e tij.

Por në Angli janë të sigurt se Celina do të kthehet së shpejti në skuadrën e parë të Cityt.

Sipas medieve të ndryshme angleze, Pep Guardiola është mahnitur nga rritja e kosovarit dhe kërkon ta marrë atë në ekipin e parë të tij.

Ndërkohë vetë Celina ka deklaruar se mezi pret rikthimin në Manchester City.

Celina duke festuar njërin nga golat e tij me Twenten

“Qëllimi im është që të kthehem nën urdhrat e Pep Guardiolës dhe të luaj në City. E dimë që klubi është i kënaqur me mua dhe Enes Uysal. Ata vinë pothuajse çdo ndeshje për të na shikuar”, ka deklaruar Celina.

“Të punoj me Guardiolën në fillim të sezonit ka qenë diçka e mrekullueshme për mua. Kam mësuar shumë gjëra nga ai që nuk i kam ditur më parë. Trajneri më ka thënë se beson në mua por që duhet të luaj rregullisht dhe për këtë kam ardhur në Twente”, përfundoi reprezentuesi kosovar.

Kujtojmë që Celina vitin e kaluar kishte debutuar në Ligën Premier me Cityn në humbjen 1-3 ndaj Leicester Cityt, ku edhe asistoi tek goli i vetëm i skuadrës së tij. /Telegrafi/

Exit mobile version