Site icon Telegrafi

Guardiola: Lojtarët duhet të ruajnë gjakftohtësinë në ndeshjen e kthimit, luajmë për fitore

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola u bëri thirrje lojtarëve të tij që të kontrollojnë emocionet e tyre në ndeshjen e tyre të kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve në Atletico Madrid javën e ardhshme.

Goli i minutës së 70-të të Kevin De Bruyne i dha Cityt një fitore 1-0 të martën mbrëma në një lojë që pati disa pika tensioni, duke përfshirë një incident në të cilin Jack Grealish u godit me top në kokë nga një distancë e afërt nga Angel Correa.

“Ne duhet të kontrollojmë emocionet tona dhe të bëjmë atë që duhet të bëjmë. Do të ketë një gjyqtar atje dhe ne duhet të luajmë lojën tonë”, u ka thënë fillimisht Guardiola gazetarëve pas ndeshjes.

Lexo po ashtu De Bryune hero i qytetarëve, Man City fiton ngushtë ndaj Atletico Madridit

“Atletico është përballur shumë herë me këtë lloj të fazës eliminatore dhe do të jetë një provë e mirë për ne me pjekurinë tonë në këtë lojë”.

“Jack reagoi shumë mirë dhe qëndroi i fokusuar në atë që duhej të bënim”.

“Ne e kemi fituar ndeshjen me rezultat 1-0 dhe pas 1-0 ishte pak më ndryshe. Të gjithë lojtarët filluan të shtypin pak më lart”.

“Nëse ndeshja fillon në mirë për Atleticon, ndoshta ata do të kthehen në lojë”.

Lexo po ashtu Momenti i tensionit që e bëri edhe Guardiolan të reagojë – Correa godet me top në fytyrë Grealishin

“Tani kemi pesë ditë për të përgatitur dhe rishikuar lojën dhe të përpiqemi të shohim se çfarë mund të bëjmë për të sulmuar pak më mirë dhe për të shkuar atje për të mos mbrojtur rezultatin dhe për të provuar të fitojmë ndeshjen”, përfundoi trajneri i Cityt.

Ndeshja e dytë do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme në Wanda Metropolitano në Madrid. Para kësaj, City pret të dielën rivalët për titull në Ligën Premier, Liverpoolin. /Telegrafi/

Exit mobile version