Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur pas fitores 0-4 ndaj West Bromit.
Tekniku spanjoll ka pranuar se Liga Premier është më e vështirë, por është i vetëdijshëm për kualitetin e skuadrës së tij.
“Ne e dimë që gjithmonë është e vështirë në Ligën Premier, por ne nuk dyshojmë në kualitetin tonë”.
“Kur i fiton dhjetë ndeshje radhazi duhet të qëndrosh i qetë, por kur humbet duhesh të analizosh dhe të gjesh arsyen”.
“Ashtu si edhe ndaj Southamptonit, në 45 minutat e parë luajtëm shumë më mirë”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/