Bosi i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është i befasuar nga starti i mirë në Ligën Premier.
City ka të gjitha fitoret në Ligën Premier dhe përpos barazimit ndaj Celtigut, ekipi i tij ka të gjitha fitore.
“Niveli i suksesit më ka befasuar deri tani. Por, Liga iPRemier është shumë e vështirë. Fakti se fituam gjashtë ndeshje në radhë nuk do të thotë se është e lehtë”.
“Para se të vija këtu, më është thënë se Liga Premier është më e vështira në botë, të gjithë mund të mposhtin të gjithë. Tani, unë e pranoj këtë. Unë dua që të komkplimentoj lojtarët e mi”, u shpreh Guardiola. /Telegrafi/