Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka pranuar se skuadra e tij mund të mos kualifikohet as në top katërshen këtë sezon të Ligës Premier.
Qytetarët shihen ende si sfiduesit më të mundshëm të Arsenalit për titullin kampion të këtij sezoni në kampionatin elitar anglez.
Megjithatë, Guardiola është më i shqetësuar për ruajtjen e statusit të tyre si njëra nga top katër skuadrat këtë sezon.
.@PepTeam answers questions from the media ahead of tomorrow's clash against Spurs 🎙
Watch live 👇
— Manchester City (@ManCity) January 18, 2023
“Kur erdha këtu, ata më thanë: “Oh, ti je në katër të parat”, por unë gjithmonë e urova veten dhe ekipin”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Njerëzit thonë, ‘oh, është e rreme, ky djalë është fals’, por është gabim”.
“Njerëzit thonë se ju duhet të fitoni Ligën Premier në nëntor dhe dhjetor, por është gjithmonë e vështirë”.
“Kështu që unë gjithmonë jap shumë merita kur jemi kualifikuar në 10 ose 11 vitet e fundit në Ligën e Kampionëve çdo sezon”.
𝗜𝗧'𝗦 𝗠𝗔𝗧𝗖𝗛𝗗𝗔𝗬
We take on Spurs in the @premierleague! 👊#ManCity pic.twitter.com/V3kfqiZ4dn
— Manchester City (@ManCity) January 19, 2023
“Tani nuk është koha për të menduar se sa ndeshje duhet të fitoni për të fituar titullin. Duhet vetëm ta fitoni ndeshjen tjetër. Gjithmonë përpiquni ta fitoni atë”.
“Kur fituam 15 ose 18 ndeshje radhazi, nuk kemi menduar kurrë, ‘do ta bëjmë këtë’. Kjo do të ishte e gabuar. Thjesht përgatituni për Spurs. Bëhet fjalë për ndeshjen e radhës, pastaj ndeshjen tjetër, për t’u përpjekur të fitojmë njëfarë qëndrueshmërie për të fituar ndeshjet. Kjo është ajo që ne duhet të përpiqemi të bëjmë”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/