Telegrafi

Guardiola le derën e hapur për largimin e Ibrahimovic

Ka pasur zëra në shtypin spanjoll se në fakt është Guardiola ai që e nxit procesin e shitjes së Ibrahimovic gjatë kësaj vere dhe edhe mund të jetë kështu.

“Nuk kam folur me asnjërin, as Joan Laporta ose me presidentin e ri Sandro Rosell për mundësinë e shitjes së Zlatan. Vetëm ai mund të vendosë të ardhmen e tij. Vitin e kaluar ai pati një sezon të mirë, por përsëri, është ai dhe agjenti i tij ata të cilët duhet të vendosin çfarë të bëjnë”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/