Site icon Telegrafi

Guardiola: Lahm, njeri dhe lojtar i jashtëzakonshëm

Pep Guardiola ka folur për Philipp Lahmin, kur kuptoi se ky i fundit do të pensionohet në fund të sezonit.

Mbrojtësi gjerman po mendon të varë këpucët në gozhdë në fund të sezonit, duke bërë që shumë bashkëlojtar dhe adhurues të futbollit të mërziten.

Lexo po ashtu Lahm pritet të pensionohet nga futbolli në fund të sezonit

I fundit që ka folur për të është ish-trajner i tij te Bayern Munich, Guardiola, i cili e ka cilësuar gjermanin si një person të veçantë në jetën e tij.

“Philipp Lahm ka qenë dhe është një person i veçantë në jetën time”, ka thënë fillimisht Guardiola për mediat gjermane.

Gjatë kohës së Guardiolas te Bayerni, Lahm ishte futbollisti kyç i skuadrës!

“Ndjej se ai ende ka futboll në këmbët e tij. Është njeri dhe lojtar i jashtëzakonshëm”, përcjell Telegrafi.

“Lahm është futbollisti më inteligjent që kam trajnuar. Ai është një legjendë absolute”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/

Exit mobile version