Telegrafi

Guardiola: La Liga objektivi kryesor

Barcelona fitoi të dy trofetë sezonin e kaluar dhe dëshiron që të dy trofetë të mbeten në Camp Nou edhe këtë sezon.

Megjithatë me Real Madridin që aktualisht udhëheq në ligë, Guardiola thotë se të sfidojë rivalin e Barcelonës është prioritet i tij këtë vit.

“Caku kryesor këtë sezon nuk është Liga e Kampionëve, por të ruajmë titullin e La Liga. Kurrë nuk minimizoj asgjë, por është e qartë se nëse nuk po ia dalim mirë në garat vendore, nuk do të arrijmë shumë në Evropë. La Liga mbetet objektivi kryesor i yni, pasi kam kërkuar maksimumin nga lojtarët e mi çdo ndeshje”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/