Site icon Telegrafi

Guardiola i kundërpërgjigjet Mourinhos për gjyqtarin: Gjithmonë ankesat e njëjta – e pamundur të bëhesh kampion në dhjetor

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i është kundërpërgjigjur ankesave të homologut të tij, Jose Mourinho, për performancën e gjyqtarit Michael Oliver në derbin e zhvilluar në Old Trafford.

City triumfoi me rezultat 2-1 në derbin lokal të zhvilluar në Old Trafford ku “cityzens” ishin superiorë ndaj Djajve të kuq.

Lexo po ashtu Deklarata e Mourinhos pas ndeshjes...

Mourinho në paraqitjen e tij para gazetarëve pas ndeshjes kishte kritikuar vendimin e gjyqtarit Oliver për të mos dhënë penalti në rastin e Herreras, e Guardiola rikujton se fjalë të njëjta, e ankesa të njëjta Mourinho pati edhe sezonin e kaluar.

“Sezonin e kaluar ishte faji i gjyqtarit. Dje (e shtunë), Mourinho foli për gjyqtarin. Ne jemi ekip i sinqertë”, theksoi Guardiola në përgjigje të Mourinhos.

https://twitter.com/GuardiolaTweets/status/939935026002751488

Më tutje tekniku katalanas potencoi se ai është i kënaqur me lojën e ekipit të tij, teksa ndjen kënaqësi që të fitojë me futboll sulmues në Old Trafford e Stamford Bridge.

“Personaliteti që të luajmë këtu si duam ne është ajo që dua. Ne mund të luajmë kështu në Angli. Njerëzit thoshin se ne nuk mund të luajmë si Barcelona në Angli, por është e mundur dhe ne po e bëjmë këtë”.

Lexo po ashtu Raporti i ndeshejs: United 1-2 City (Foto/Video)

“Unë e kam ditur këtë sezonin e kaluar. Gjithmonë kam besuar se mund ta bëjmë këtë. Të gjithë mund të luajnë si duan dhe kjo është arsyeja pse futbolli është i bukur. Jam i kënaqur të shkoj në Stamford Bridge dhe në Old Trafford e të luajmë futboll sulmues, e t’i mposhtim në këtë mënyrë”.

“Ne kemi treguar se ky lloj i futbollit mund të luhet në Angli. Njerëzit thoshin se mund të luhet vetëm në Spanjë, por ne treguam se kemi guxim të luajmë kështu”.

“Ishte e mrekullueshme të vinim në Old Trafford të luajmë në këtë mënyrë si luajtëm ne, me durim dhe mençuri, me kontroll të kundërsulmeve. Jam i kënaqur”, potencoi Guardiola me kënaqësi të madhe.

I pyetur se nëse avantazhi prej 11 pikëve në krye të tabelës ja mundëson ekipit të tij të mendojë për titullin, Guardiola pranon se teksa kjo përparësi është e ndjeshme, është herët të flitet për titullin.

“Futbolli është aq i bukur… në dhjetor është e pamundur të jesh kampion, por është mirë për ne”, përfundoi Pep.

/Telegrafi/

Exit mobile version