Site icon Telegrafi

Guardiola kundër Superligës Evropiane: Sporti nuk është më sport, nëse nuk ekziston raporti mes dështimit dhe suksesit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka dhënë mendimin e tij për Superligën Evropiane.

Ai ka thënë se respekton vendimin e drejtuesve, por është plotësisht kundër nismës për krijimin e kësaj gare.

“Unë mbështes klubin tim dhe dua të rri gjatë këtu, por natyrisht që kam mendimin tim. Fillimisht dua që komiteti i kësaj lige të shpjegojë se mbi çfarë kriteresh u zgjodhën këto 12 klube”.

“Pse duhet të mbetet jashtë Ajaxi që ka fituar disa herë Ligën e Kampionëve? Sporti nuk është më sport, nëse nuk ekziston raporti mes dështimit dhe suksesit”.

“Sporti nuk është më sport, kur fitorja është e garantuar dhe nuk është më sport, kur nuk të bëhet vonë nëse humb në fushë”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/

Exit mobile version