Pep Guardiola e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm kualifikimin në Ligën e Kampionëve, pasi tani më shumë do të fokusohen në Ligën Premier.
Manchester City barazoi 1-1 në udhëtim te Monchengladbach, barazim ky që e kualifikoi për raundin tjetër, pasi ka tetë pikë në vendin e dytë në Grupin C, aty ku me vend të parë është kualifikuar Barcelona.
“Ishte shumë e rëndësishme për t’u kualifikuar për raundin e ardhshëm dhe ne e bëmë atë”, ka thënë fillimisht Guardiola për mediat angleze.
“Tani ne mund të përqendrohemi në Ligën Premier”, përfundoi spanjoll, përcjell Telegrafi.
Momentalisht, Manchester City në kampionatin anglez gjendet në vendin e tretë me 27 pikë apo një më pak se lideri, Chelsea. /Telegrafi/