Pas humbjes (1-0), trajneri i Bayern Munich, Pep Guardiola, është kritikuar të enjten nga mediat gjermane për aktivizimin më vonesë te Thomas Müller dhe te Franck Ribéry në ndeshjen ndaj Atletico Madrid, për gjysmëfinalen vajtje të Ligës së Kampioneve.
“Super vetëm përballë Atletico! Formacion i keq i Pep”, ishte titulli i gazetës Bild, që pyeste përse trajneri e nisi lojën pa Müller, “shënuesi i tij më i mirë në C1 (8 gola në 9 ndeshje)”, ashtu si dhe pa Franck Ribéry.
Revista e specializuar Kicker e vlerësonte “si risk” vendimin e trajnerit katalan për mosaktivizimin që në fillim te Müller, “shënuesi i dytë më i mirë i tij (31 gola ketë sezon, 8 prej të cilëve në C1), por dhe lider absolut” në fushën e lojës.
“Plani me risk i Pep Guardiola nuk funksionoi”, ishte titulli në botimin elektronik të gazetës Die Welt, për të cilën mungesa e Müller dhe Ribéry ishte si “një gol ndaj vetes” për Bayern në Madrid.
Ribéry dhe Müller zëvendësuan respektivisht Kingsley Coman (’64) dhe Thiago Alcantara (’70). /Telegrafi/