Kur u shfaq në skenën e madhe në vitin 2018, futbollisti kroat Fabian Benko ishte shumë premtues, por nuk ia doli kurrë të kap nivelin e kërkuar nga ai.
Pesë vjet pasi ishte anëtar i ekipit të parë të Bayernit, i cili u transferua nga Pep Guardiola tek ekipit i të rriturve, Fabian Benko nënshkroi për klubin gjerman të kategorisë së pestë, Pipinsried.
Benko, tani 25 vjeç u prezantua si futbollist i ri i Pipinsried. Anësor dikur i talentuar po bie nga viti në vit, ndaj nuk ka nevojë të theksohet se nuk e ka realizuar potencialin e tij.
Bayernligist FC Pipinsried verpflichtet Fabian Benko. ✍🏼 Der gebürtige Münchner wurde beim FC Bayern ausgebildet und stand sogar zwei Spielzeiten im Profikader des Rekordmeisters.https://t.co/GYY5RH28qw
— FuPa (@FuPaNet) July 13, 2023
Hap pas hapi, nga Bayerni e deri te LASK, Ulm dhe Sonnenhof, ai “ka arritur” në nivelin e pestë të futbollit gjerman.
I lindur në Bavari, ai ishte një talent i madh i klubit ku mbërriti në moshën shtatë vjeçare.
Nën drejtimin e Pep Guardiolës, ai debutoi për ekipin e parë të Bayernit dhe tani do të luajë për një klub nga një qytet me vetëm 656 banorë, ndërsa para pesë vitesh ishte në listë për ‘Djaloshin e Artë’.
“Fabian Benko është një lojtar shumë i ri. Ai është vetëm 17 vjeç, por ne jemi të bindur për klasin e tij. Në moshën 17 vjeç, ai mund të përmirësohet shumë. Jemi shumë të kënaqur me paraqitjet e tij dhe qëndrimin e tij në stërvitje”, kishte thënë Guardiola në vitin 2015.
Guardiola “Fabian Benko is a very young player. He is only 17 years old, but we think that he is very good” #Pep pic.twitter.com/Y0vomxkyOT
— The Pep (@GuardiolaTweets) July 22, 2015
Interesant është fakti se Benko ndryshoi disa herë vendimin për cilin ekip do të luante. Deri në junior ka veshur fanellat e kombëtares gjermane, e më pas ka ndryshuar mendje dhe ka zgjedhur vendin e origjinës, Kroacinë.
Për Kroacinë ka luajtur katër herë në U-20. Dikur mediat kroate ndoqën me entuziazëm vendimin e tij për të luajtur për ta, por meqë karriera e tij nuk u zhvillua, ai nuk luajti kurrë për ekipin A kroat. /Telegrafi/