Pep Guardiola tashmë është duke planifikuar ekipin e ri të Manchester Cityt pas emërimit në krye të shtabit teknik të ekipit anglez.
Spanjolli po planifikon që të sjell në radhët e Citizens mesfushorin e Barcelonës, Andres Iniesta.
Marrëdhëniet mes futbollistit dhe Guardiolas kanë qenë gjithmonë të forta dhe kjo shihet si një përparësi e madhe, e cila mund ta bind 31-vjeçarin të transferohet në Ettihad Stadium.
Megjithatë, Iniesta disa herë ka përsëritur se është i fokusuar te kampioni i botës për klube dhe se nuk e ka ndërmend të largohet prej Barecelonës. /Telegrafi/