Telegrafi

Guardiola kërkon katër nënshkrime të reja

Sport shkruan se edhe pse drejtori i Barcelonës, Txiki Begiristain do të ndjekë presidentin Joan Laporta jashtë stafit drejtues të klubit, trajneri Pep Guardiola e ka bërë të qartë se ekipi i tij ka nevojë edhe për katër nënshkrime të mëdha.

Guardiola dëshiron një mesfushor të përgjithshëm, një anësor, një mbrojtës të djathtë dhe një portier.

Portieri do të arrinte si zëvendësim i Jose Manuel Pinto, kontrata e të cilit nuk do të rinovohet në muajin qershor./Telegrafi/