Site icon Telegrafi

Guardiola kërkon falje për festën e tij pas golit të Sterling

Guardiola njihet për futbollin sulmues që aplikon (Getty Images)

Pep Guardiola ka kërkuar falje për festën e tij të çmendur pas golit në sekondat e fundit të minutave shtesë nga Raheem Sterilng që ja siguroi fitoren e radhës Manchester Cityt ndaj Southamptonit.

Sterling me një goditje të bukur në minutën e 96-të ia siguroi fitoren Cityt duke forcuar pozitën e parë.

Dhe, festa e Guardiolas pas golit të fitores ishte jashtë normales, gjë për të cilën Pep ka kërkuar tashmë falje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Ligës Premier

“Kam kërkuar falje sepse nuk kam mundur ta kontrolloji veten. Unë isha shumë i gëzuar. Kam vrapuar pas Raheemit, por s’jam aq i shpejt. Ishim shumë të gëzuar”, theksoi Pep.

Guardiola është parë duke biseduar me yllin e Southamptonit, Nathan Redmond, që tekniku katalanas thotë se e bëri për t’i treguar se si u neutralizua.

“I thashë Redmondit sa i mirë është”.

“Sezonin e kaluar ai na shkatërroi këtu, por sot ai nuk ka mundur të na sulmojë për shkak se ai është mbrojtur gjatë gjithë kohës”, përfundoi Guardiola. /Telegrafi/

Exit mobile version