Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ishte i kënaqur kur pa Erling Haaland të shënonte në debutimin e tij në fitoren ndaj Bayern Munich në Green Bay.
Norvegjezi luajti 40 minuta kundër Bayern Munich – ndeshja e tij e parë për klubin anglez dhe shënoi golin e vetëm të ndeshjes në fitoren 1-0.
Por, Guardiola ka thënë se beson se Haaland do të jetë edhe më i rrezikshëm kur të ketë më shumë kohë në terrenin stërvitor.
“Ai shënoi një gol që është i rëndësishëm, këto lloj golash para portierit – ai është gjithmonë aty”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Minutat e para, ai ka nevojë për më shumë ritëm dhe kohë, por tashmë ai kishte 45 minuta që është mirë për të”.
That first goal feeling 😁💙
⚪️ 0-1 🔵 #ManCity pic.twitter.com/rWZcFvrvFI
— Manchester City (@ManCity) July 24, 2022
“Do të shohim se si do të reagojë ndaj ngacmimeve që pati në javët e mëparshme”.
“Pasi të kthehemi, kemi javë të gjata për t’u përgatitur çdo ndeshje të fundjavës. Në ato dy ose tre javë ne do të marrim formën më të mirë”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/