Telegrafi

Guardiola: Kemi bërë gjithçka për të fituar ndeshjen

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur pas barazimit 1-1 ndaj Evertonit.

Tekniku spanjoll është treguar i qetë duke thënë se përkundër rezultatit ai është i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve.

“Nuk dua të komentojë përjashtimin e Walker. Ne kemi bërë gjithçka për ta fituar ndeshjen, madje dhjetë kundër njëmbëdhjetë. Kemi krijuar një numër të madhe të rasteve për të shënuar”.

“Në pjesën e dytë kemi bërë shumë mirë fal disa taktikave. Jam i lumtur, edhe pse kemi humbur dy pikë”, ka thënë Guardiola.

Ndeshja e ardhshme e Cityt është ndaj Bournemouthit. /Telegrafi/