Telegrafi

Guardiola këmbëngul se është shumë herët për të folur rreth shanseve të Cityt për titullin e Ligës Premier

Pep Guardiola ka folur pas barazimit të Manchester Cityt me Leeds Unitedi duke thënë se është herët të flitet për shanset e titullit në Ligën Premier.

Përplasja e fundjavës në Elland Road sjelli një lojë shumë interesante, por jo edhe fitues pasi ndeshja u mbyll me rezultat 1-1.

Barazimi i City do të thotë se ata kanë vetëm një fitore në tri ndeshjet e para të sezonit 2020/21 në ligë dhe kjo ka bërë që Qytetarët të kritikohen.

Lexo po ashtu City i Guardiolas nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Leedsit të Bielsas

Por, trajneri Guardiola nuk është në gjendje të panikut pasi beson se është ende herët të flitet për mbylljen e sezonit.

“E di situatën në të cilën jemi. E di se nga vijmë këtë sezon. Si menaxher unë jam i kënaqur me atë që ata kanë bërë deri më tani”, ka thënë fillimisht Guardiola.

Lexo po ashtu Leeds United 1-1 Man City, notat e lojtarëve

“Unë nuk do të filloj pas tre ndeshjeve për të menduar nëse ata do të fitojnë kampionatin ose nëse do të përfitojnë shumë. Është ende herët të flitet”.

“Jemi pak larg në më të mirën që mund të bëjmë. Fatkeqësisht kemi humbur pesë pikë”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/