Telegrafi

Guardiola: Kampionati anglez, jo më i vështiri

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka bërë një deklaratë shumë interesante.

Tekniku beson se kampionati anglez nuk është më i vështiri.

“E di që ju pëlqen të dëgjoni duke ju thënë se Liga Premier është kampionati më i vështirë, por ju jeni thjesht kampionati më i shikuar”.

“Natyrisht se kampionati është shumë i vështirë. Por, nuk do të thosha se sfidat në Bernabeu, Camp Nou, Bilbao dhe Sevilla janë të lehta”.

“Sepse në dekadën e fundit të gjitha ekipet spanjolle kanë arritur në Ligën Kampionëve dhe Europa League. Fituan Europa Leaguen, siç bëri Sevilla tri herë rresht”.

“Liga Premier do të jetë e vështirë kur pesë ekipet në Ligën e Kampionëve arrijnë rrehet e fundit të garës. Më pas mund të themi është kampionati më i vështirë. Ne duhet të mbajmë hapat në atë drejtim”, potencoi Guardiola.

City mposhti Bournemouthin të shunën me rezultat 2-1 duke bërë shtatë pikë nga tri ndeshje në vendin e katërt në tabelë. /Telegrafi/