Site icon Telegrafi

Guardiola: Kam qëndruar te Manchester City pasi është klub që investon, por edhe më mbështet

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se arsyeja që ai ka qëndruar në klub për kaq gjatë dhe se e zgjati kontratën e tij edhe për dy vite është për shkak se drejtuesit e mbështesin shumë. 

Manchester City është duke u përgatitur për të luajtur ndaj Chelsean në finalen e parë në histori të tyre në Ligën e Kampionëve.

Trajneri u ndaj duke i komentuar thashethemet që kanë të bëjnë me largimin e tij nga ky klub.

“[ Manchester City ] i jep menaxherit gjithçka që i nevojitet”.

“Sigurisht që investimi [ndihmon], nuk mund ta mohoj këtë, por nuk është vetëm kaq. Unë kam miq në hierarki që janë mbi mua dhe lojtarët më shohin si menaxher sepse kam mbështetje nga ata që janë sipër meje”.

“Ndihem mirë me stafin tim, kam gjithçka. Nuk mund të kërkoj më shumë për të bërë punën time. Është aq e thjeshtë kjo”.

“Ne jemi në të njëjtën linjë, ne marrim vendime së bashku, ndajmë gabime së bashku dhe momente e mira së bashku”.

“Kur humbasim, ata nuk më thonë se jam përgjegjës, përpiqemi të gjejmë një zgjidhje së bashku”.

“Kjo është arsyeja pse unë e zgjata kontratën time me dy vjet më shumë, për atë arsye. Ndihem tepër komod duke punuar me çdo departament të klubit, jo vetëm me lojtarët”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/

Exit mobile version