Telegrafi

Guardiola ka marrëveshje me Cityn?

Sport shkruan se agjenti italian Nicola Giuliani, duke folur për BBC Radio, ka thënë se Guardiola ka një “marrëveshje preliminare” me Cityn për sezonin e ardhshëm.

Guardiola është i afërt me ish-drejtorët e Barcelonës, Ferran Soriano dhe Txiki Begiristain, të cilët i janë bashkuar Cityt muajve të fundit, dhe mezi pret të punojë me ta sërish.

Problemi për treshen spanjolle është menaxheri Roberto Mancini, i cili ka ngulur këmbët në Etihad, pasi ka kontratë e cila skadon në vitin 2017. /Telegrafi/