Telegrafi

Guardiola: Ka gjëra më të rëndësishme se kontrata ime

Dje babai i trajnerit spanjoll tha se as ai nuk e di nëse djali i tij do të drejtojë Barcelonën në sezonin e ardhshëm. Por Guardiola thotë se nuk duhet t’i jepet shumë rëndësi kësaj teme.

“Gjëja e cila më shqetëson është se ekipi po funksionon dhe luan shumë. Nuk shqetësohem nëse njerëzit më pyesin nëse do ta rinovoj kontratën ose jo, por po ashtu e di se ka shumë të tjerë që nuk mërziten për këtë”.

“Ajo që i intereson publikut është të ketë ushqim të tavolinë, jo nëse trajneri i Barcelonës do ta rinovojë kontratën e tij”, ka thënë Guardiola./Telegrafi/