Site icon Telegrafi

Guardiola jep lajmin e madh për të ardhmen e tij që do të shkaktojë tronditje në Ligën Premier

Pep Guardiola ka dhuruar një përditësim të madh sa i përket të ardhmes së tij tek Manchester City para sezonit të ri në Ligën Premier.

Kontrata e spanjollit skadon në qershor të 2025, me raportimet që pretendojnë se ai mund të vendos të largohet nga ‘Etihad Stadium’ sapo të skadojë marrëveshja.

Gjatë ditëve të fundit, Guardiola ishte lidhur me postin e trajnerit tek kombëtarja e Anglisë, pasi Federata Angleze e Futbollit po konsideron mundësinë e emërimit të një trajneri të përkohshëm, në mënyrë që Guardiola të marr ‘frenat’ verën e ardhshme.

53-vjeçari do të kapte shifrën e nëntë viteve tek City deri në vitin e ardhshëm, një vit më shumë se sa Jurgen Klopp tek Liverpooli i cili u largua këtë verë.

The Guardian ka raportuar se Guardiola do të marr kohë për të bërë të ditur vendimin e tij përfundimtar, diçka që klubi thuhet të jetë i lumtur ta pranojë pas sukseseve të mëdha të tij.

Por në një konferencë shtypi në Amerikë, Guardiola ka dhënë shenja se ai tashmë ka marr vendimin e tij.

“Nëse ju pëlqen ajo që bëni, përse duhet të ndaloj? Më pëlqen aq shumë njësoj si në ditën kur më punësuan. Kështu që le të shkojmë”, ka thënë Guardiola.

Në rast se Guardiola nënshkruan kontratë të re, kjo do të ishte një goditje për pjesën tjetër të ekipeve në Ligën Premier, pasi City ka fituar katër titujt e fundit në Angli nën urdhrat e tij.

Përveç suksesit në kampionat, ‘Qytetarët’ tashmë kanë ‘thyer akullin’ duke fituar po ashtu edhe një titull të Ligës së Kampionëve./Telegrafi/

Exit mobile version