Duke folur në konferencën për shtyp para finales së Carabao Cup, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka treguar prioritet e skuadrës së tij.
Sipas trajneri katalanas titulli i Ligës Premier dhe Liga e Kampionëve mbeten primare për Manchester Cityn.
“Ne meritojmë të jemi në finale. Gjysmëfinalet ishin të vështira dhe tani duam të fitojmë. Ne kemi një sy në Ligën e Kampionëve dhe pastaj Crystal Palace për Premier”.
“Po, ne duam të fitojmë kupën, por PSG është aty dhe nuk do të jetë e lehtë për t’i mposhtur ata.
“Trofeu më e rëndësishëm? Liga Premier është titulli më i rëndësishëm, pastaj kualifikimi për Ligën e Kampionëve, pastaj është vetë Liga e Kampionëve, pastaj FA Cup dhe më pas League Cup, por ne duam të fitojmë çdo ndeshje ”, ka thënë ai.
Ai u ndal edhe te Superliga Evropiane, duke thënë se futbolli është biznes dhe klubet i duan lojtarët më të mirë.
“Të gjithë në punën e tyre kanë një pjesë të rëndësishme të biznesit. Futbolli është gjithashtu biznes. Të gjitha ekipet dhe tifozët duan lojtarët më të mirë … dhe për këtë ata duhet t’i blejnë ata. Kapitulli është mbyllur tashmë. Të gjitha klubet kanë bërë deklaratat e tyre”.
Guardiola u ankua edhe te kalendari i ndeshjeve, që sipas tij vetëm po rritet, duke ironizuar me UEFA-n dhe FIFA-n.
“ Ne do të duhet të kërkojmë nga FIFA ose UEFA që ta zgjasin vitin në 400 ditë në vend të 365 për të luajtur më shumë ndeshje. Unë nuk jam ekspert në Ligën e Kampionëve, thjesht kërkoj të zvogëloj orarin dhe të kem më shumë kohë midis ndeshjeve. Ata që vendosin janë të tjerët, unë them mendimin tim. Nëse ata vendosin që ne duhet të luajmë edhe 10 ndeshje të tjera, atëherë ne vazhdojmë”, deklaroi Guardiola. /Telegrafi/