Telegrafi

Guardiola ia kthen Nevillet: Ke qenë vet trajner, duhet ta kuptosh se puna ime është serioze

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se ai ishte fyer javën e kaluar nga legjenda e Manchester United, Gary Neville.

Neville e ka quajtur si një “shaka” vendimin e Guardiola për të emëruar gjashtë zëvendësues për barazimin e tyre në Burnley.

Por, nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe reagimi i trajnerit Guardiola, i cili ia ka kujtuar anglezit ditët e tij si trajner.

Lexo po ashtu Guardiola: Ne i blemë shtatë lojtarë për 300 milionë dhe u bë e madhe, ka klube që i kanë blerë dy lojtarë me këtë shifër

“Ky djalosh, ekspert, duhet të dijë se puna ime është serioze, nuk është shaka, nuk është kurrë një shaka, është aq serioze”, ka thënë fillimisht Guardiola.

Man City është në rrugën e duhur drejt titullit në Ligën Premier (Getty Images)

“Ai duhet ta dinte se për shkak se ishte vet menaxher – për një kohë të shkurtër”.

“Sigurisht, një ekspert prestigjioz mund të thotë çfarë të dojë, por unë i marr vendimet”, përfundoi trajneri spanjoll.

Lexo po ashtu Dhjetë trajnerët më të mirë në Evropë –Prinë Guardiola, pas tij Allegri, Zidane e Conte (Foto)

Ndryshe, Neville ishte një kohë trajner te skuadra spanjolle, Valencia, por për shkak të dështime u shkarkuar.

Në anën tjetër, Guardiola ka fituar gjithçka çka fitohet me skuadrat si Barcelona dhe Bayern Munich, teksa është në rrugën e titujve edhe tek Man City. /Telegrafi/