Telegrafi

Guardiola i pakënaqur me Henry

Sipas sportives spanjolle AS, Guardiola ka humbur besimin në Henry, i cili ka munguar në dy javët e kaluara për shkak të lëndimit.

Trajneri i Barcelonës është i ngazëllyer me formën e sulmuesit të ri Pedro në mungesë të ish-kapitenit të Arsenalit, dhe ka dhënë shenja se ai mund ta përkrahë 22-vjeçarin edhe pasi të kthehet Henry.

Henry pritet të largohet nga kampioni i Spanjës në fund të Sezonit, por kjo mund të ndodhë edhe në janar nëse ndonjë ofertë e mirë arrin./Telegrafi/